Reforma Territoriale po diskutohet në mënyrë intensive ndërmjet mazhorancës dhe opozitës dhe ka sjellë propozime të ndryshme, sidomos nga opozita, e cila sipas ekspertëve të qeverisjes vendore ka qenë më aktive dhe më korrekte në dhënien e rekomandimeve të saj.
Këto propozime të partive politike për ndarjen e re administrative janë diskutuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri me ekspertin e qeverisjes vendore Agron Haxhimali.
Sipas kryetarit të shoqatës së bashkive Agron Haxhimali “po t’i referohemi opozitës PD, opozita ka bërë një punë të mirë, ka qenë konsistente në kritikat për reformën territoriale, dhe opozita ka dalë me një listë bashkish nga 61 sot do të shtojë dhe 33 të tjera dhe shkon numri në 94 bashki”.
Ndërkohë, Agron Haxhimali, njëherësh dhe kryetar i Shoqatës së Bashkive shpjegoi dhe dy skenaret për ndarjen e re rajonale.
Sipas tij skenari i parë është që nga 12 rajone të kemi 6 rajone, në bazë të gjeografisë dhe kemi bërë një analizë dhe propozova dhe një set me funksione, institucione të cilat nuk japin asnjë shërbim. Agron Haxhimali shpjegoi se disa funksione dhe përgjegjësi që nuk i kryen niveli i parë i kryen niveli i dytë, duke krijuar kohezion social ndërmjet nivelit të parë dhe nivelin të dytë. Skenari i dytë është 3 rajone edhe më të mëdha, në rajonin e Adriatikut, rajonin Adriatiko – Jonian dhe rajonin e Jonian. /abcnews.al/