“Mos u skandalizoni nga shpërdorimi i turpshëm që po i bëjnë detyrës disa anëtarë militantë të Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve!” Është ky reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi pas refuzimit të dekretit të presidentin nga katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Këta që marrin përsipër të shqyrtojnë dhe të refuzojnë një dekret presidencial, janë ekzaktësisht të njëjtët militantë që pohuan përpara Gjykatës Kushtetuese se Kushtetuta mund të ndryshohet edhe me vendim qeverie”, shkruan Bardhi në një status në rrjetet sociale./ABC News Albania 24/7