Punësimet në administratë, Berisha: Vendin e ekspertëve e kanë zënë patronazhistët

schedule18:36 - 3 Tetor, 2022

schedule 18:36 - 3 Tetor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se vendin e ekspertëve në administrata e kanë zënë masivisht patronazhistët.

Në një takim me të larguarit nga puna, berisha tha se largimet nga puna të zyrtarëve të aftë dhe të mirëshkolluar në Shqiëpri, krijuan hapësirë që të rrënohet siguria juridike.

Ai krahasoi edhe administratën e dikurshme me atë që është aktualisht, duke bënë në dukje se numri i të punësoarve është rritur nga 85 mijë në 109 mijë.

“Ju përshëndes dhe ju falënderoj për të gjithë kontributin tuaj thelbësor në detyrat që keni pasur në administratën e shtetit shqiptar. Kontributin që keni dhënë në të gjitha fushat dhe shërbimet që i keni bërë vendit me përkushtim të madh.

Vitet në të cilat ju keni shërbyer në administratë nuk kanë qenë vite të përsosura pune, por kanë qenë vite pune intensive, përpjekjesh të mëdha dhe serioze në të gjitha fushat. Ato kanë qenë vite në të cilat në radhë të parë, u bën përpjekje të mëdha për një administratë eficente, të aftë, shërbëtore të qytetarëve të vendit. Treguesit e punës tuaj, përpjekjeve tuaja mbeten të pakrahasueshëm në çdo aspekt me situatën dramatike të sotme.

Largimet masive nga puna e zyrtarëve të aftë, të përkushtuar, të mirëshkolluar, krijuan mundësi, hapësira që në Shqipëri të rrënohet siguria juridike, të rrënohet rendi, siguria që në Shqipëri me shpejtësi të madhe korrupsioni të shndërrohet në sistem. Ju ishit njerëz të ligjit dhe në periudhat, në vitet e shërbimit tuaj ndaj vendit, ju i shërbyet ligjit. Sot shërbimi ndaj ligjit dhe qytetarit është zëvendësuar totalisht me shërbimin ndaj partisë, klaneve të krimit, drogës, të korrupsionit.

Me punën tuaj, administrata pothuajse tre herë më e vogël se kjo e sotmja përballoi me sukses të madh, reforma të një rëndësie të jashtëzakonshme. Proceset më serioze të vendit, anëtarësimin në NATO, marrëveshjen e Stablizim-Asociimit, arritjen e statusit të vendit kandidat, liberalizimin e vizave.

Pra unë nuk them që ato ishin vite vrapi, jo, por ishin vite të ecje të pandalshme progresi në rritje.

Nga 85 mijë punonjës që kishte administrata, sot janë rreth 190 mijë. Sot vendin e ekspertit, e punonjësit të përkushtuar, zyrtarit shërbëtor të qytetarëve, masivishit e kanë zënë patronazhistët dhe kjo është një e vërtetë e pamohueshme”, tha Berisha. /abcnews.al