Finalja e edicionit të katërt të “Tirana Art Fest” e ktheu sheshin “Skënderbej” në një skenë shfaqesh. Nxënësit e gjimnazeve performuan në kërcim, këngë e multimedia dhe u vlerësuan me çmime. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj në fjalën përshëndetëse u shpreh se ky shesh u dedikohet djemve e vajzave të talentuara të kryeqytetit, të cilët mund të zhvillojnë aktivitete të ndryshme sociale dhe kulturore. Veliaj gjithashtu vlerësoi angazhimin e mësuesve të 40 shkollave të Tiranës që kanë bërë të rinjtë pjesë të kësaj eksperience. /ABC news Albania 24/7
Kurorëzohet edicioni i katërt i “Tirana Art Fest”
schedule13:00 - 10 Qershor, 2019
schedule 13:00 - 10 Qershor, 2019