“Jam lodhur duke ikur”, vetëdorëzohet 18-vjeçari shqiptar në Itali, “kapoja” i bandës së grabitësve

schedule15:01 - 1 Tetor, 2022

schedule 15:01 - 1 Tetor, 2022

Sapo mbushi 18 vjeç vendosi të drejtonte një bandë të përbërë nga të mitur, me të cilët krijonte terror brenda stacioneve të trenave në Itali.

Bëhet fjalë për një adoleshent shqiptar tashmë të arrestuar.

I armatosur me thikë dhe nganjëherë duke përdorur shuplaka dhe grushte, ai i detyronte viktimat e tij të dorëzonin gjerdan ose kuletat me lekët që kishin e vete.

Veprat e tij dhe të miqve ishin filmuar nga kamerat e sigurisë. Megjithatë përpara se të mbërrinte një urdhër arresti, kreu i bandës arriti të arratisej. Por me sa duket, i lodhur nga arratia,  18-vjeçari u vetëdorëzua në polici.

I përlotur para ushtarëve adoleshenti tha se ishte lodhur duke ikur, shkruajnë mediet italiane. 

18-vjeçari ishte në kërkim si autor i tre grabitjeve të kryera në stacionin hekurudhor të Genovas./Abcnews.al/