Europa vazhdon t’i largohet përdorimit të energjisë ruse, duke hapur ditën e sotme tubacionin Baltik, i cili do të transportojë gaz natyror nga Norvergjia përmes Danimarkës dhe Detit Baltik në Poloni, shkruan skynews.
Tubacioni i ri është pjesa qendrore e një strategjie polake për t’u larguar nga varësia e energjisë ruse. Megjithatë, puna për tubacionin filloi vite përpara pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.
Tubacioni filloi punën pak pas orës 4 të mëngjesit të sotëm dhe tubacioni ka një kapacitet vjetor prej 10 miliardë metra kub.
Ai vjen një ditë pasi u zbuluan rrjedhje në tubacionet e gazit Nord Stream që lidhin Rusinë me Europën, megjithëse Rusia ndërpreu furnizimin e saj me gaz në Poloni në prill pasi Polonia refuzoi kërkesën e Rusisë për të paguar në rubla.
/abcnews.al