Në janar del lojtar i lirë, Suarez i bindur: Zgjodha Nacional për të mbyllur një cikël, nuk kthehem më në Europë

schedule11:35 - 1 Tetor, 2022

schedule 11:35 - 1 Tetor, 2022

Luis Suarez u rikthye të firmoste për skuadrën e zemrës gjatë merkatos së verës. Me Nacional ai firmosi një kontratë 5 mujore, ndërsa tashmë në janar ai do të dalë edhe lojtarë i lirë.

Ish-lojtari i Barçës po përgatitet që të jetë në formë për “Katar 2022” ku me shumë gjasa do të jetë edhe Botërori i fundit që do të përfaqësojë kombëtaren e tij, pas mosha tashmë nuk premton edhe për një Botëror tjetër.

Në një intervistë për “Marca” sulmuesi ka deklaruar se s’ka asnjë mundësi që ia të rikthehet përsëri për të luajtur në Europë.

“Unë ende nuk e di se çfarë do të bëj. MLS (kampionati amerikan i futbollit) është një nga opsionet e mundshme, por për momentin po shijoj aventurën me Nacionalin. Një gjë është e sigurt: nuk do të rikthehem në Europë.

E kam mbyllur karrierën time atje, u largova krenar nga futbolli europian. Kisha shumë opsione përpara se të rikthehesha te Nacionali, por pas Groningenit, Ajaksit, Liverpoolit, Barcelonës dhe Atletico Madridit…

Nuk mund të zhvilloja dot një karrierë më të mirë. Për këtë arsye nuk mund të shkoja te një ekip që ishte më pak i fortë se Atletico. Ishte një trajektore perfekte. Më kuptim kishte rikthimi në Uruguai, jo sepse është një ligë e dobët por për të mbyllur një cikël”, ka deklaruar 35-vjeçari.

Kujtojmë se “El Pistolero” numëron 68 gola në 134 ndeshje me Uruguain, që është pjesë e grupit H në Kupën e Botës bashkë me Portugalinë, Ganën dhe Korenë e Jugut. /f.a/abcnews.al