Sulmi me 23 të vrarë në Zaporizzhia, Zelensky: Terroristët nuk kanë vend në botën e qytetëruar

schedule11:34 - 30 Shtator, 2022

schedule 11:34 - 30 Shtator, 2022

Presidenti i Ukrainës tha se Rusia ka sulmuar me raketa rajonet e Zaporizhzhia, Mykolaiv Oblast dhe Dnipropetrovsk, sipas BBC.

Volodymir Zelensky pretendon se 16 raketa u lëshuan vetëm në Zaporizhzhia këtë mëngjes. Sipas zyrtarëve lokalë, të paktën 23 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

“Këtë mund ta bëjnë vetëm terroristët, të cilët nuk duhet të kenë vend në botën e qytetëruar”, tha ai në një postim në Telegram.

Lexo edhe: Sulm me raketa në autokolonën humanitare në Ukrainë, vdesin 23 persona

/abcnews.al