Ambasadorja e SHBA-së në NATO: Rusia po dështon të përmbushë qëllimet e saj strategjike

schedule09:06 - 30 Shtator, 2022

schedule 09:06 - 30 Shtator, 2022

“Rusia po dështon të përmbushë qëllimet e saj strategjike,” tha ambasadorja e  SHBA-së në NATO, Julianne Smith.

Duke iu përgjigjur një pyetje, në një diskutim që pati në selinë e NATO-s në Bruksel, se në cilën fazë të luftës në Ukrainë jemi,  dhe çfarë zhvillimesh mund të presim duke pasur parasysh se Vladimir Putin po fillon të humbasë, Smith tha se “natyrisht idealja është që ai të zgjohet nesër dhe të vendosë të ndalojë luftën”.

“Është diçka që vetëm ai mund ta bëjë.  Ne duam të përpiqemi t’i bëjmë sa më shumë presion, ta detyrojmë të bëjë një zgjedhje të tillë.

Është jashtëzakonisht e vështirë të dihet”.

Ne po përpiqemi të vlerësojmë ngjarjet në terren dhe të bëjmë parashikime. Më e rëndësishmja, ajo që ukrainasve u duhet në terren. Ajo që është e qartë tani është se Rusia po dështon të përmbushë objektivat e saj strategjikë”, vuri në dukje ajo.

Ambasadorja e SHBA-së në NATO nënvizoi gjithashtu se “referendumet e rreme “të organizuara nga Rusia janë “të pakuptimta dhe nuk kanë asnjë ndikim në mbështetjen që ne i ofrojmë Ukrainës”, duke përsëritur vendosmërinë për të mbështetur Kievin.

Së fundmi, në lidhje me kërcënimet e Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore, ai theksoi se ato janë të rrezikshme dhe shqetësuese.

Të gjithë ne, dhe veçanërisht SHBA-ja, po monitorojmë nga afër situatën në terren”.

/abcnews.al