Uragani Ian mund të jetë fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e Floridës, tha zyrtari kryesor financiar Jimmy Patronis për Wolf Blitzer të CNN të enjten mbrëma.
“Roja bregdetare e Shteteve të Bashkuara ka qenë e mahnitshme,” tha Patronis.
Ndërkohë, 24,000 punonjës po përpiqen të rikthejnë energjinë elektrike. Garda Kombëtare e Floridës ka dërguar ekipe në ishullin Captiva ku u shemb një urë kryesore. Patronis tha se ekuipazhet e tij po shkojnë derë më derë, duke kontrolluar njerëzit që mund të jenë të bllokuar.
Ata thanë se shkatërrimi në zonën e Fort Myers i kujtojnë atyre dëmin e lënë pas nga uragani Michael në 2018.
/abcnews.al