Putin merr vendimin, nesër do të nënshkruhet marrëveshja për aneksimin e territoreve të Ukrainës

schedule12:17 - 29 Shtator, 2022

schedule 12:17 - 29 Shtator, 2022

Vladimir Putin do të nënshkruajë një dekret për aneksimin e katër rajoneve të pushtuara në Ukrainë,  ditën e neserme, sipas një njoftimi të Kremlinit, shkruan The Guardian.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, duke cituar Dmitry Peskov. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve në Federatën Ruse do të mbahet të premten në orën 15:00.

Presidenti rus do të mbajë një ceremoni në Kremlin, pas së cilës ai pritet të mbajë gjithashtu një fjalim dhe do të takohet me administratorët e emëruar nga Moska të rajoneve të Ukrainës, tha Peskov.

/abcnews.al