Dr. Plarent Kapo, gastroenterolog dhe endoskopist intervencionues në “Spitalit Hygeia” ishte i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për polipet e zorrës së trashë dhe diagnostikimin e tyre. Polipet janë masa mishtore, të cilat me kalimin e viteve mund të shndërrohen në tumore të zorrës së trashë.
Kur pacienti ka diarre, kapsllëk apo mbetje të gjakut në jashtëqitje duhet të kryejë ekzaminimin për kolonoskopi. Mjeku theksoi se një faktor i rëndësishëm është dhe trashëgimia familjare prandaj nëse keni pasur një familjar me tumor të zorrës së trashë është e nevojshme kryerja e këtij ekzaminimi.
“Pacientët pas moshës 45-vjeç duhet të kryejnë ekzaminimin e endoskopisë ose kolonoskopisë. Janë shumë faktorë që të shtyjnë në këtë ekzaminim. E para është trashëgimia familjare. Nëse ke pasur një familjar me tumor të zorrës së trashë, patjetër që të gjithë duhet të bëjnë kolonoskopinë në moshën 45 -50.
Pastaj në rastet kur ka me konstipacion të zgjatur, me diarre apo mukus apo gjak në jashtëqitje, janë faktor që pacienti duhet të kryejë ekzaminimin e kolonoskopisë.”, tha mjeku. Më tej, ai foli dhe për një ndërhyrje të rrallë tek një 84 vjeçar ku hoqi masën afro 6 centimetra në zorrën e trashë.
Kjo është kryer pa nevojën e kolostomës dhe sipas mjekut, pacienti nuk ka pasur nevojë për t’u shtruar në spital.
“Pata një ndërhyrje tek një zotëri 84 vjeç dhe kam hequr një masë tumorale që ishte shumë e madhe. Ishte gati 6 cm. Problemi ishte në fundin e zorrës në trashë, në anus. Personi kishte kohë që nuk defekonte dot dhe kishte gjakderdhje. E mora këtë vendim për efektin e moshës.
Janë politet e vegjël, masa mishtore që lindin në mukozë dhe rritet me kalimin e kohës. Tani është në procesin e biopsisë, më kanë marrë familjarët e tij pas 3 ditësh. Kjo është bërë pa u intervenuar dhe pa dalë me kolostomë. Kur kam qenë në Romë për specializim, bëheshin por një masë të tillë s’e kisha parë.
50 minuta zgjati por karakteristikë e këtij polipi duhet të punoja me retrofleskion, tubin duhet ta ktheja nga brenda dhe kisha shumë risk të godisja dhe tubin. Tani pacienti është në rregull. Kanë kaluar 10 ditë. Ishte në anestezi për të mos ndjerë dhimbje. Nuk pati më pas dhimbje, u çua dhe iku në shtëpi“, tha ai. /abcnews.al