Arrestimi i mjekut të Traumës për ryshfet disa ditë më parë ka sjellë debat të fortë në emisionin “Bardh a Zi”.
Ishte deklarata e aktivistit Arbis Vjerdha, i cili tha se “duhet hapur Qafa e Barit dhe Spaçi për mjekët e korruptuar”, që solli acarimin në studio.
Mjeku Pajtim Lutaj theksoi se problemi është tek sistemi dhe mjekët e korruptuar turpërojnë shoqërinë dhe bluzat e bardha.
Debati:
Arbis Vjerdha: Për këta mjekë do të hapja Qafën e Barit dhe Spaçin
Pajtim Lutaj: Mjekëve t’u marrësh të keqen
Arbis Vjerdha: Të keqen t’ua marrë qeveria
Pajtim Lutaj: Bravo e korrigjove
Arbis Vjerdha: Ti nëse ke një të keqe kërkoje te qeveria jote.
Pajtim Lutaj: Nuk mund të përmend më katastrofa si ato të Qafës së Barit
Arbis Vjerdha: Po po katastrofa
Lida Shosha: Tani le të flasim ne. Nuk mund të flasësh ti për pandeminë
Pajtim Lutaj: Në këtë sistem që jemi sot në demokraci, fjalët që ju thatë nuk i shkojnë as kësaj studio, as televizionit. Je shumë në rregull nëse korrigjon fjalën. Të mbështes unë i pari: të gjithë mjekët që bëjnë atë veprimin duhet të vihen përpara përgjegjësisë, nuk duhet të bëhen pjesë e sistemit. Këta njerëz turpërojnë bluzat e bardha dhe shoqërinë. Problemi është sistemi, hajt të diskutojmë.
/abcnews.al