200 individë pelikan kaçurrelë në Nartë, specialistët: Shtegtimi lidhet me mungesën e ushqimit

schedule16:02 - 28 Shtator, 2022

schedule 16:02 - 28 Shtator, 2022

Mbi 200 Pelikanë kaçurelë rikthehen në Lagunën e Nartës në Vlorë duke dhënë një spektakël fluturimesh. Nexhip Hysenlakoj, specialist i zonave të mbrojtura në Vlore thotë se  një numër kaq i madh nuk është parë prej vitesh në këtë lagunë.

“Historikisht laguna e Nartës është një habitat për pelikanin kacurrel. Sipas censusit të fundit numri i tyre shkon 34-35. Kjo që është parë ditët e fundit tregon se Narta është habitat i përshtatshëm. Në Shqipëri është edhe Karavastaja. Liqeni i Prespërs.”

Hysenlakoj tregon arsyet e këtij shtegëtimi, i cili mendohet të jetë i përkohshëm.

“Është largimi, edhe për shkak të mungesës së ushqimit.”

Sipas specialistëve brenda gjirit të Vlorës statistikat e një viti më parë tregojnë se jetojnë 14400 individë për 40 specie. Flamingo mbetet simboli i lagunës së Nartës. /abcnews.al/