Tom Doshi “ vizitë” në Kryeministri, Rama:  Nuk kam dijeni, unë hyj nga diku tjetër

schedule13:27 - 28 Shtator, 2022

schedule 13:27 - 28 Shtator, 2022

Kryeministri Edi Rama ka mohuar të ketë dijeni për vizitën e Tom Doshit në kryeministri, pak para mbledhjes së qeverisë.

Lexo edhe: Kë takoi? Tom Doshi në Kryeministri, një ditë pas ndryshimeve të miratuara nga Kryesia e PS-së

“Nuk kam asnjë dijeni për këtë dje se kush hyn dhe kush del në këtë godinë nuk është fare detyra ime. Unë hyj nga diku dhe kam pjesën time të punës. Është detyra juaj të përgjoni kush hyn e kush del”, tha Rama, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pasi doli nga mbledhja e qeverisë.

Kujtojmë që Doshi u pa duke hyrë në kryeministri gjatë ditës së sotme. Gazetarja Esiona Konomi raportoi për abcnews.al se Rama ndodhej kur Doshi hyri aty. /abcnews.al