Shefi i CIA-s, Williams Burns, ka deklaruar se ushtria ruse ka shumë probleme duke filluar nga personeli, pas njoftimit të Vladimir Putin javën e kaluar për mobilizimin e 300 mijë rezervistëve, shkruajnë mediat e huaja.
Vendimi i Putinit, ka nxitur frikë, me mijëra që janë larguar nga vendi.
“Edhe nëse arrin të mobilizojë 300 mijë ushtarë, ai në fakt po i përdor njerëzit si mish për top. Shumë prej tyre nuk janë të trajnuar si duhet, tashmë shumë prej tyre nuk do të mund të kryejnë as trajnimin bazik që kanë nevojë si dhe ka mungesë të mbështetjes logjistike.
Ushtria e Putinit ka shumë probleme tjera: personeli ushtarak është një prej tyre”, shtoi Burns.
Duket se mobilizimi ushtarak i Putinit, është dëshmi se lufta në Ukrainë nuk po zhvillohet sipas planit. Kreu i CIA-s, theksoi se është vështirë të thuhet diçka në këto momente nëse Putin po luan bllof.
/abcnews.al