Disa nga kompanitë më të mëdha të Wall Street janë gjobitur me një total prej 1.8 miliardë dollarësh nga mbikëqyrësit financiarë të SHBA-së pasi stafi diskutoi marrëveshjet dhe tregtimet në pajisjet dhe aplikacionet e tyre personale, shkruan BBC.
Barclays, UBS dhe Goldman Sachs ishin ndër 16 firmat e emëruara nga rregullatorët. Në deklarata të veçanta të martën, SEC njoftoi gjoba që arrijnë në 1.1 miliardë dollarë, ndërsa Komisioni i Tregtisë së Mallrave tha se kishte vendosur gjoba prej 710 milionë dollarësh.
“Financat, në fund të fundit, varen nga besimi. Duke dështuar të respektojnë detyrimet e tyre për mbajtjen e të dhënave dhe regjistrimet, pjesëmarrësit e tregut që ne kemi ngarkuar sot nuk kanë arritur ta ruajnë atë besim,” tha kryetari i SEC, Gary Gensler.
Nga janari 2018 deri në shtator 2021, punonjësit e bankës komunikuan në mënyrë rutinore për çështjet e biznesit me kolegët, klientët dhe këshilltarët e tjerë të palëve të treta duke përdorur aplikacionet në pajisjet e tyre personale si mesazhet me tekst dhe ËhatsApp, thanë rregullatorët.
Firmat nuk ruajtën shumicën e atyre bisedave, të cilat shkelnin rregullat federale. Hetimi ka tronditur Wall Street, me disa bankierë që kanë humbur punën e tyre.
Ai gjithashtu ka detyruar kompanitë të ndërmarrin masa të reja të ashpra për të eliminuar përdorimin e paautorizuar të aplikacioneve.
/abcnews.al