Çfarë prisni nga qeveria e re e Italisë, Nidoli në “Log.”: Zgjidhjen e krizës së energjisë dhe gazit, problem që shqetëson gjithë Europën

schedule22:18 - 27 Shtator, 2022

schedule 22:18 - 27 Shtator, 2022

Kryetari i Dhomës Italiane të Tregtisë, Antonio Nidoli, në një lidhje me “Skype” me emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për premtimet elektorale të bëra nga kryetarja e “Fratelli D’Italia” Georgia Meloni e cila u shpall fituese e zgjedhjeve.

I pyetur nga moderatori Xhafo se si i lexon mesazhet e Melonit, Nidoli tha se nëse ato mbahen do të ndihmojnë vendin.

Sipas tij është ende herët për të folur për qeverinë e re që pritet të dalë, pa parë ende vendime të shkruara në letër.

Nidoli tha gjithashtu se Italia ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme në mënyrë që të ketë edhe stabilitet ekonomik.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Mesazhet e Melonit a ngjajnë si mesazhe anti tregje dhe anti Bruksel?

Nidoli: Nuk mendoj se mesazhet e shprehura nga Meloni dhe qendra e së djathtës, nuk ka të bëjë me Italinë. Sa i përket sipërmarrjes gjëja më e rëndësishme është stabiliteti. Unë mendoj se në Itali është momenti për të paur një stabiliet vendit. Pastaj do të vijnë veprimet, aktet vendimet, që do të diskutohen. Por gjëja e parë është stabiliteti i tregjeve.

Xhafo: Si kanë reaguar tregjet?

Nidoli: Jemi në një periudhë mjaft të vështirë ku ka shumë tension, prandaj është e vështirë të përcaktosh se cila është përgjigja e duhur e tregjeve. 24 orë nga zgjedhjet do të shkojmë aktet e qeverisë së re. Për të folur për reagimin e tregjeve më duket pak e ekzagjeruar në këtë moment, nëse duam të flasim për tregues ekonomik çmimi i gazit është zbritur dhe është rritur, prandaj mendoj se nuk është akoma e konsoliduar, nuk jemi kaq të rëndësishëm në botë.

Xhafo: Ju thatë që duhet të presim aktet e para të qeverisë. Por nga premtimet çfarë prisni nga ky koalicion, të ndërmarrë vendime populiste apo politikë të djathtë? Për çfarë lloj politike ka nevojë ekonomia italiane në këto momente?

Nidoli: Si sipërmarrës pres që qeveri e re të bëjë atë që duhet të bëjë gjerësisht atë që ka thënë gjatë fushatës elektorale, të gjejë një zgjidhje të kostos së energjisë, gazit, duke bërë zgjedhje sëbashku me gjithë shtete e tjera të Europës dhe më pas të shohim rezultatin. Kjo duhet të jetë për industrinë që është gjëja më e rëndësishme për momentin, në Europë ekzistojnë këto kosto. Prandaj mendoj se është çështje konkurrence ndaj ndërmarrjeve europiane ndaj sipërmarrësve të tjerë.

Xhafo: Zoti Nidoli një nga premtimet e Melonit është një taksë e sheshtë mund ta bëjë këtë? E dyta ka premtuar mbështetje ndaj shtresave më vurnerabël, a mund ta bëjë dhe këtë?

Nidoli: Taksa e sheshtë është një kalë beteje për shtetin italian,. Është përmendur shumë herë dhe shpresojmë që të bëhet. Italia ka një problem që është tregu i zi, por që ka zënë një përqindje të madhe në ekonomi që nuk shikohet në të dhënat publike. Taksa e sheshtë mund të japë një shtysë për të nxjerrë këtë treg, dhe tregjet të sigurojnë të ardhura për qeverinë dhe që mund të mbështesin kërkesën ndaj ofertës,. E dimë të gjithë në një moment si ky, me këtë inflacion rritja e kostove tek produktet ushqimore, kemi një lloj shoku të kërkesash, kemi një fr4enim të fortë të ekonomisë. Mbështetja e këtyre shtresave në nevojë duhet bërë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!