Prodhimi i energjisë me anije në Vlorë, Zef Preçi: Duhej shfrytëzuar gazsjellësi TAP

schedule12:33 - 27 Shtator, 2022

schedule 12:33 - 27 Shtator, 2022

Prodhimi i energjisë në Vlorë me anije të lëvizshme mbulon vetëm 15% të nevojës së brendshme dhe sipas ekspertit të ekonomisë Zef Preçi, për shkak të ndotjeve që këto anije shkaktojnë në mjedis, duke u vënë në punë me naftë bruto, duhen përdorur vetëm në periudha piku.

Në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, ai u shpreh që:

‘Ne kemi një TEC në Vlorë për të cilin janë shpenzuar 150 milionë euro, ekziston mundësia që cikli i tij të investohet dhe të ndryshohet nga naftë në gaz, duhej të ishte shfrytëzuar gazsjellësi TAP, mirëpo qeveria vazhdon negociata pa fund, vazhdon më shumë propagandën sesa punën, kemi shkuar te dy TEC-e në anije, për të cilën ambientalistët thonë që ndot detin e Vlorës’.
Sipas ekspertit të ekonomisë Zef Preçi, përdorimi i naftës bruto që është ndotëse e madhe, ngre pikëpyetje të mëdha. Ka fjalë që këto TEC-e të lëvizshme i janë marrë Gjermanisë, është propagandë dhe shkaktojnë ilaritet’.

/abcnews.al/