Larja e pulës me ujin e rubinetit para se të gatuhet është e gabuar. Konfirmimi vjen nga Agjencia Britanike e Standardeve të Ushqimit, sipas së cilës, duke vepruar kështu, rrezikon rritjen e përhapjes së baktereve dhe rrezikun e infeksioneve.
Ekspertët kanë paralajmëruar për rreziqet që mund të sjellë shpëlarja e pulës së papërpunuar përpara se ta gatuani, spërkatjet e ujit për ta larë atë nën rubinet mund të bartin baktere në zonat përreth, duke i depozituar ato në duar, në enët dhe në objekte pranë lavamanit, si dhe në rrobat e veshura.
Kjo ndotje do të lejonte që bakteret të përhapeshin në pjesën tjetër të kuzhinës dhe dhomave të tjera të shtëpisë. Fajtori kryesor është Campylobacter, i pranishëm në shumë lloje të mishit dhe në një masë më të madhe te mishi i pulës, i cili mund të shkaktojë infeksione të zorrëve ose sëmundje më të rënda.
Për të reduktuar rreziqet është më mirë që mishi të gatuhet drejtpërdrejt, pasi vetëm gatimi siguron eliminimin e tij efektiv. Për më tepër, në kuzhinë është më mirë të veçohen ushqimet e papërpunuara nga ato të gatuara dhe padyshim, të lahen mirë veglat që përdoren për mishin e papërpunuar.