Nuk mund të përqendroheni gjatë detyrave të përditshme dhe dhimbja e kokës nuk po ndalon? Më poshtë një shpjegim i shkurtër se çfarë na tregon vendndodhja e dhimbjes së kokës.
Në majën e kokës
Dhimbjet e kokës që ndodhin në pjesën e sipërme të kokës janë zakonisht rezultat i tensionit dhe janë më të zakonshmet. Të shoqëruara nga një shtrëngim ose presion i vazhdueshëm rreth kokës, ato mund të shkaktohen nga ndryshimi i dietës, problemeve me gjumin, aktiviteti ose stresi.
Në pjesën e pasme të kokës
Shkaktohen gjithashtu nga tensioni, veçanërisht nëse jeni duke përjetuar spazma të muskujve të qafës ose kurrizit, por mund të jenë edhe si pasojë e qëndrimit të keq.
Në anë të kokës
Dhimbja në anën e kokës është një tregues i migrenës. Migrena shkaktohet nga hormonet, dieta, kafeina ose stresi. Nëse dhimbja është e fortë dhe vazhdon për ditë ose javë me radhë, mund të jetë një dhimbje koke grupore (cluster) e cila zakonisht shoqërohet me alergji ose stres. Kjo lloj dhimbje shkaktohet gjithashtu nga tensioni.
Pas syrit
Dhimbjet e kokës që ndodhin pas syrit janë një tjetër shenjë e migrenës. Nëse jeni duke përjetuar dhimbje prapa të dy syve, mund të jetë një simptomë e infeksionit në zgavrën e sinusit Ethmoid ose Sphenoid.
Në ballë
Nëse jeni duke përjetuar një dhimbje koke në zonën e ballit, mund të jetë një tjetër shenjë e një dhimbje koke tensioni. Nëse dhimbja prek vetëm njërën anë të ballit, mund të jetë tregues i një migrene ose dhimbje koke grupore. Dhimbjet e kokës në ballë shkaktohen gjithashtu nga infeksioni i sinusit Frontal.
Kujdes
Kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor nëse krahas dhimbjes së kokës po përjetoni ndonjë simptomë si më poshtë:
– qafë e ngrirë
– skuqje
– dhimbja e kokës më e keqe që keni pasur ndonjëherë
– të vjella
– konfuzion
– e folur e paqartë
– ethe 38°C ose më e lartë
– paralizë në ndonjë pjesë të trupit ose humbje të shikimit
Për më shumë informacion ose vizitë me Prof.Dr. Fabio Antonaci në Spitalin Amerikan kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në:rezervime.spitaliamerikan.com
Spitali Amerikan, përqafoje jetën!