Një furgon u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen nr.17 në Korçë.
Policia ende nuk ka dhënë një version zyrtar nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo aksidental.
Por burime bëjnë me dije se zjarri dyshohet i qëllimshëm.
Pronari i furgonit, Renato Torollari ka deklaruar në polici që nuk ka konflikte.
Torollari nuk është person me precedent penalë.
Mësohet se furgoni përdorej për transport udhëtarësh.
Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./Abcnews.al/