Marrëveshja Selakoviç-Lavrov, Mediu: Shprehje e qartë se Serbia është tërësisht nën kontrollin e Rusisë

schedule20:51 - 25 Shtator, 2022

schedule 20:51 - 25 Shtator, 2022

Ish-Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka reaguar lidhur me marrëveshjen e lidhur nga ministrat e Jashtëm të Serbisë dhe Rusisë, Nikola Selakoviç dhe Sergei Lavrov.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mediu thekson se kjo marrëveshje është shprehje e qartë se Serbia është një vend totalisht nën urdhrat e Rusisë.

Sipas tij krijimi i një Rusie të vogël në Ballkan është kërcënim për të gjithë rajonin.

Postimi i Mediut:

Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar nga ministri i jashtëm serb Nikola Selakoviç dhe ai rus Sergei Lavrov është shprehje e qartë se Serbia është një vend tërësisht nën kontrollin dhe urdhrat e Rusisë.

?Retorika e Vucicit në OKB për të krahasuar Ukrainën me Kosovën është tashmë një pretendim i hapur për tju rikthyer qëllimeve të tij për të krijuar një vatër të Re konflikti nën shtyrjen e Rusisë.

?Armatosja me shpenzime marramëndëse e Serbisë me mjete luftarake me qëllime sulmuese, narrativa e hapur për të mbrojtur interesat e Serbëve kudo që janë sic bëri Rusia me Ukrainën, situata në Malin e Zi, kërkesat për të hequr njohjen për Kosovën dhe fjala në OKB janë përpjekje të hapura për të krijuar një vatër të re konflikti në ballkan.

?Ky qëndrim duhet të alarmojë Shqipërinë e cila në konsultim me vëndet e tjera të rajonit anëtare të NATOs duhet ta shtrojë seriozisht në NATO këtë situatë të krijuar.

?Po ashtu Shqipëria duhet këtë cështje ta shqyrtoj seriozisht në Washington dhe Bruksel si shkelje e hapur e interesave dhe politikave të NATOs dhe BE në Ballkan. Krijimi i një Rusie të vogël në Ballkan që ka nisur prej kohësh është një kërcënim i hapur për rajonin e Ballkanit dhe shqiptarët në vecanti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!