Një video e pankinës argjentinase duke reaguar ndaj golit mahnitës të Lionel Messit ndaj Hondurasit është bërë virale.
Ishte goli i 88-të ndërkombëtar i Messit dhe teksa festonte me shokët e skuadrës, kamerat iu drejtuan trajnerit Lionel Scaloni dhe ndihmësve të tij.
Ndërsa ata në pankinë duartrokisnin, Scaloni buzëqeshi dhe e shikoi Messin. Askush në Hard Rock Stadium nuk mund të shikonte larg në atë moment, shkruan abcnews.al.