Megi Voga është 19 vjeç dhe ka zgjedhur të studiojë një nga programet prioritare siç është matematika. Por jeta e saj në Tiranë nuk është e thjeshtë. Vitin e parë të studimit ajo ishte e detyruar të vinte çdo ditë nga Fushë Kruja për në universitetin e shkencave të natyrës, dhe kostot e saj të jetesës ishin mjaft të larta.
Këtë vit ajo kishte vendosur të jetonte në Tiranë, për të shmangur rrugën e përditshme drejtë Fushë – Krujës, mirëpo çmimet e larta të qirave në kryeqytet, ia bënë të pamundur.
Studentja kërkon mbështetje financiare nga shteti pasi për shkak të shkollës, nuk mund të punojë. Druhet se kriza ekonomike, do ia bëj më të vështirë vitin e dytë të universitetit.
Një javë më parë një grup studentësh në kryeqytet firmosën një peticion ku i kërkuan qeverisë miratimin e një fondi prej 100 mijë lekësh, për të përballuar kostot e larta të jetesës. /abcnews.al