Erling Haaland është padiskutim ylli i ri i Manchester City, i cili ka shkëlqyer në Premier League, duke marrë mbi supe fatet e skuadrës angleze.
Citizenët janë favorit për ta mbrojtur titullin, derisa konsiderohet si ndër favoritët kryesorë edhe për ta fituar Champions League.
Për transferimin e sulmuesit norvegjez në Premier Legaue ka folur edhe ish-mbrojtësi francez, Patrice Evra, i cili ka theksuar se Haaland është një “mostër” dhe se City tashmë s’ka më justifikime për të fituar Championsin.
“Haaland është një monstër, ai e përdor shumë mirë fizikun e tij dhe në zonë është një “vrasës” i vërtetë. Lëviz gjithnjë në mënyrën e duhur, është si një “mace”. E ka futur skuadrën në rrugën e duhur sepse Haaland është një numër nëntë i vërtetë.
City e fitonte kampionatin edhe pa sulmues, por tashmë nuk kanë më justifikime sa i përket Ligës së Kampionëve.
Më parë kanë vuajtur në Evropë, por me Haaland është tjetër histori. Kur humbën me Chelsean në finale, Guardiola luajti pa sulmues, por tashmë diçka e tillë nuk ndodh më”, ka deklaruar Evra. /f.a/abcnews.al