Katër persona kanë vdekur dhe 10 janë plagosur, si pasojë e një shpërthimi që ndodhi sot në një xhami në Kabul, teksa besimtarët po largoheshin pas namazit të së premtes.
#BREAKING: An explosion reported in Wazir Akhan area of Kabul. It is not yet clear whether this explosion was caused by a suicide attack or a drone attack. pic.twitter.com/3Lb43a32Xm
— Tajuden Soroush (@TajudenSoroush) September 23, 2022
Shpërthimi ndodhi në Ëazir Akbar Khan, një zonë që dikur ishte pjesë e “zonës neutrale” të qytetit dhe shtëpia e shumë ambasadave të huaja dhe zyrave të NATO-s, por tani e kontrolluar nga talebanët në pushtet.
“Pas namazit, kur besimtarët po dilnin, ka ndodhur shpërthimi në xhami. Të gjitha viktimat janë civilë,”, tha zëdhënësi i policisë së Kabulit, Khalid Zadran.
Shpërthimi është i fundit në një seri sulmesh vdekjeprurëse në xhami gjatë lutjeve të së premtes gjatë muajve të fundit.
/abcnews.al