Sulmet kibernetike, Artan Hoxha: Irani na ka shpartalluar, grupet kriminale paguajnë me flori për këto të dhëna

schedule21:54 - 22 Shtator, 2022

schedule 21:54 - 22 Shtator, 2022

Gazetari Artan Hoxha ka thënë se Irani i ka bërë dëm të jashtëzakonshëm Shqipërisë me sulmet kibernetike dhe nuk dihet se çfarë do të nxjerrin në vazhdim.

Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se për këto informacione organizatat kriminale shqiuptare paguajnë mirë, në mënyrë që të mësojnë se çfarë di DEA apo anti-mafia italiane për ta.

“Hakerat iranianë përveç dëmit të jashtëakonshëm që na kanë bërë. Ne na ka shpartalluar Irani, shteti dixhital dhe ne nuk e dimë se çfarë do të nxjerrin dhe çfarë dinë. Dalin edhe këto komunikimet me partnerët tanë strategjikë.

Organizatat kriminale shqiptare paguajnë me florinj, për të ditur se çfarë informacionesh ka DEA dhe anti-mafia italiane për ta. Vij nga Ekuadori dhe të them se ngarkesat e kokainës paguheshin edhe me dollarë edhe me lingota ari”, tha gazetari. abcnews.al