Mungesat i prishin punë Rejës, dyshja Broja-Cikalleshi projektohen titullarë, formacioni i mundshëm

schedule15:10 - 22 Shtator, 2022

schedule 15:10 - 22 Shtator, 2022

Kombëtarja  është duke u përgatitur për dy ndeshjet më të rëndësishme të këtij edicioni të Nations League.

Shqipëria e cila ndodhet në vend të fundit ka mundësi të marrë kreun e grupit nëse fiton të dy ndeshjet, me Izraelin jashtë dhe Islandën në “Air Albania”.

Mundësia e dytë është një fitore ndaj Izraelit me më shumë se dy gola dhe më pas në “Air Albania” do të mjaftonte edhe një barazim.

Shpresat janë gjithmonë kur bëhet fjalë për “kuqezinjtë”, por e vërteta është se skuadra vjen e gjymtuar në këto dy ndeshje.

Në mbrojtje nuk janë dy titullarët Gjimshiti dhe Kumbulla, ndërsa përkrah Ismajlit që po kalon një formë të shkëlqyer për ndeshjen me Izraelin pritet Veseli dhe një mes Gjasulës ose Ajetit.

Në mesfushë nuk janë të gatshëm Keidi Bare dhe Endri Çekiç, më këtë të fundit që po kalon një formë fantastike në Turqi.

Në kushte të tilla mesfusha pritet të përbëhet nga Abrashi, Bajrami dhe Asllani, ndërsa në krahë do të jenë Balliu dhe Hysaj.

Më Uzunin që ka pasur disa shqetësime, dyshja e sulmit duket se do t’i përkase Brojës dhe Cikalleshit.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria: Berisha; Ismajli, Gjasula (Ajeti), Veseli; Balliu, Asllani, Abrashi, Hysaj, Bajrami; Broja, Cikalleshi. /f.a/abcnews.al