Rruga Elbasan-Peqin është kthyer në rrugën e vdekjes, pasi në këtë aks janë shënuar aksidente të shumta rrugore me viktima dhe të lënduar.
Shpesh herë shkak për aksidentet ka qenë mungesa e sinjalistikës.
Rasti më i fundit është aksidenti që ndodhi këtë mëngjes rrugë në afërsi të fshatit Bishqem, ku drejtuesi i një motoçiklete u përplas për vdekje nga një furgon.
Ndërsa mbrëmë në po të njëjtin aks në afërsi të fshatit Karinë vdiq një 49-vjeçar, pasi ky i fundit u përplas për vdekje me një makinë tjetër.
Rruga Elbasa-Peqin është tepër e frekuentuar pasi të çon në ish zonën e kombinatin metalurgjik.
Ky aks është i gjatë 35 kilometra dhe ka 8 kryqëzime në total.
Këtu mund t’i referohemi kryqëzimit në afërsi të Paprit.
Ai kalon nëpërmjet aksit nacional Elbasan-Peqin.
Në këtë zonë kanë ndodhur një numër i madh aksidentesh me pasoja të rënda.
Ndonëse aksidentet janë të shumta në këtë aks rrugor, pushteti vendor dhe drejtoria e rrugëve vijojnë të mos reagojnë dhe pse sinjalistika dhe ndriçimi është detyrim që ia cakton ligji./Abcnews.al/