“Dosja 339/1”, Xhafaj kritika Arta Markut: Është absurde…

schedule22:00 - 5 Qershor, 2019

schedule 22:00 - 5 Qershor, 2019

Anëtarët socialistë të Komisionit të Ligjeve propozojnë masa ndëshkimore shtesë për prokurorët që nxjerrin sekretin hetimor. Gjatë diskutimit për veprimtarinë e prokurorisë së përgjithshme në vitin 2018, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kritikoi kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku se po zvarrit çështje sensitive.

Socialistët në Komisionin e Ligjeve kanë qenë një zëri se nxjerrja e sekretit hetimor është një çështje shqetësuese në organin e akuzës. Gjatë diskutimit  të projektrezolutës vjetore për  vlerësimin e veprimtarisë e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2018 ata propozojnë të merren masa shtesë veç përcaktimeve të parashikuara në Kodin Penal për prokurorët që nuk respektojnë ruajtjen e sekretit në fazën e hetimit.

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, veç shqetësimit për këtë heshtje nuk i kursen kritikat për Prokuroren e Përkohshme të Përgjithshme dhe për mënyrën sesi po e drejton ketë institucion. Rezoluta u miratua ne komisionin e ligjeve dhe do t’i kalojë Kuvendit për votim./ABC News Albania 24/7