U dëmtua rëndë në gju, Monza ndërpret kontratën me ish-kapitenin e Interit

schedule13:20 - 21 Shtator, 2022

schedule 13:20 - 21 Shtator, 2022

Ish-kapiteni i Interit, Andrea Ranocchian, i cili u transferua si lojtarë i lirë nga zikaltrit te Monza gjatë merkatos së verës, u dëmtua në ndeshjen e parë të kampionatit.

Dëmtimi në gju që mori lojtari në humbjen 4-0 ndaj Napolit, e ka detyruar futbollistit që praktikisht të mbyllë para kohe sezonin.

Një gjë e tillë ka detyruar Adriano Gallianin të ndërpresë kontratën me Ranocchian, i cili u dëmtua në sfidën në të cilën debutoi me Monzën.

“AC Monza njofton se Andrea Ranocchia dhe klubi kanë ndërprerë kontratën me konsensus. AC Monza falënderon lojtarin për këta muaj të kaluar së bashku dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit italian. /f.a/abcnews.al