Barcelona po studion një transferim të bujshëm nga Real Madrid.
Siç raporton “Mundo Deportivo”, klubi blaugrana po mendon të nënshkruajë me Marco Asensio. Anësorit spanjoll i skadon kontrata më 30 qershor dhe nuk ka plan të rinovojë, duke qenë se koha e tij e lojës në sezonet e fundit ka qenë shumë e ulët.
Në lidhje më këto zëra ka folur vetë lojtari, ku në një deklaratë për “El Partidazo de la COPE” i lënë gjithçka të hapur.
“Që nga janari mund të nënshkruaj për çdo klub dhe është normale që të dalin shumë thashetheme.
Kisha shumë mesazhe nga miqtë e mi, nuk e kam menduar apo vlerësuar, nuk mund të jap një përgjigje”, ka theksuar fillimisht Asensio.
I pyetur nëse Barça ka kontaktuar me të, Asensio theksoi se: “Sinqerisht, nuk e di nëse më kanë telefonuar, ashtu si klubet e tjera, unë jam i fokusuar tek e tashmja.
Do të shohim se çfarë do të ndodhë, nuk i dihet kurrë në botën e futbollit. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë”. /f.a/abcnews.al