Chelsea po kërkon një drejtor të ri sportiv, të cilit mund t’i besojë detyra të rëndësishme në klub.
Prej ditësh është përfolur se pranë kalimit te blutë e Londrës është drejtori sportiv i Salzburg, Christoph Freund, madje raportohej se palët ishin afër marrëveshjes.
Në lidhje me këtë çështje, ka reaguar edhe skuadra austriake, ku nëpërmjet një deklarate klubi ka theksuar se Freund është drejtor i Salzburgut dhe se nuk do të transferohet te Chelsea.
“Christoph Freund është dhe do të mbetet drejtori ynë sportiv, nuk do të ketë lëvizje te Chelsea”, ka deklaruar Salzburgu. /f.a/abcnews.al