Luhansku e Donetsku referendume për t’u bashkuar me Rusinë, reagon Ukraina: Armiku ka frikë

schedule15:43 - 20 Shtator, 2022

schedule 15:43 - 20 Shtator, 2022

Zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky i është përgjigjur njoftimeve të papritura për referendume për bashkimin me Rusinë në pjesët e pushtuara të Ukrainës.

“Shantazh naiv me kërcënime dhe histori tmerri të “referendumeve”, “mobilizimeve” nga ata që dinë të luftojnë vetëm me fëmijë dhe njerëz paqësorë. Kështu duket frika nga disfata. Armiku ka frikë, manipulon në mënyrë primitive”, tha Andriy Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, në kanalin e tij Telegram

Lexo edhe: Këshilli i pazgjedhur në Luhansk miraton propozimin për një referendum për bashkimin me Rusinë

“Ukraina do të zgjidhë çështjen ruse. Kërcënimi mund të eliminohet vetëm me forcë”, shtoi Yermak.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba gjithashtu hodhi poshtë njoftimet në një postim në Twitter, duke i quajtur referendumet një “mashtrim”.

Të dy Republikat Popullore të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut njoftuan se referendumet do të mbaheshin në fund të kësaj jave. Zyrtarët e lartë rusë i kanë mirëpritur lëvizjet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!