Princi dhe Princesha e Uellsit janë pa dyshim shumë krenarë për fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.
Dy fëmijët e tyre më të mëdhenj, Princi George 9-vjeçar dhe Princesha Charlotte 7-vjeçare morën pjesë në funeralin e stërgjyshes së tyre. Fansat e familjes mbretërore britanike theksuan një moment të butë mes 7-vjeçares Charlotte dhe xhaxhait të saj, Princit Harry.
https://www.youtube.com/watch?v=_WefBXy98WM
Princesha e vogël u ul midis Dukës së Sussex dhe nënës së saj, Kate, në rreshtin e parë në kapelën e Shën Gjergjit në Windsor. Në një moment, sytë e Charlotte të vogël dhe Princ Harry u takuan, ky i fundit i buzëqeshi mbesës së tij.
Princi George dhe Princesha Charlotte ishin më të rinjtë në mesin e 2000 të ftuarve në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth.
Ndërsa, Meghan Markle dhe Princesha Charlotte patën një moment të butë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth. Teksa u larguan nga Westminster Abbey për të ndjekur procesionin e trupit të monarkut, Dukesha e Sussex-it i buzëqeshi mbesës së saj dhe momenti bëri xhiron e botës./abcnews.al