Dëmtimi i Theo Hernandez ka alarmuar Milan dhe kombëtaren e Francës. Lojtari i kuqezinjve është detyruar të braktisë grumbullimin me “Gjelat”, teksa do të rikthehet në “Casa Milan” për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore.
Anësori dyshohet se ka një problem në aduktor. Në vend të tij, Didier Deschamps thirri Lucas Digne.
Largimi i lojtarit nga grumbullimi ka alarmuar edhe Stefano Pioli, i cili tashmë pret me ankth lajmet që do të vijnë nga infermieria. /f.a/abcnews.al