Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II po dërgohet në kështjellën Windsor, në vendin ku do të prehet pranë burrit të saj, Princi Filip.
Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II nisi në Westminster Abbey, ndërtesa në të cilën ajo u martua dhe u kurorëzua mbretëreshë.
Arkivoli i saj, i mbështjellë me flamuj dhe në krye nga kurora e shtetit perandorak, u tërhoq në kishë me një karrocë armësh nga marinarët e Marinës Mbretërore
Qindra personalitete ndodhen në ceremoninë e funeralit, duke përfshirë ish-kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar, presidentin e SHBA Biden dhe presidentin francez Macron.
Edhe pse ceremonia e varrimit do të zgjasë gjatë ditës, për meshën e përshpirtjes është planifikuar vetëm 1 orë. (09:00). John Sentamu, ish-kryeipeshkvi i Yorkut, që ka marrë pjesë prejt vitesh në përgatitjet për varrimet shtetërore në Britaninë e Madhe, është shprehur për BBC, se “Mbretëresha nuk i ka dashur meshat shumë gjata e të mërzitshme.”
Ceremonia e varrimit pritet të jetë një nga evenimentet më të mëdha televizive.
Sipas llogaritjeve në të gjithë botën rreth 4 miliardë vetë e ndjekin ceremoninë e varrimit. Në Britaninë e Madhe ceremonia mund të shihet në televizor, por edhe në monitorë të mëdhenj në sheshe publike.
Kjo ditë është shpallur ditë pushimi për të mundësuar që njerëzit të ndjekin ceremoninë./abcnews.al/