Talo Çela vijon të mbetet një ndër personat më të kërkuar në Shqipëri pas një morie atentatesh që policia dyshon se ai është organizator apo autor i tyre. Për herë të fundit, Talo Çela dyshohet se është parë në publik në maj të këtij viti ku gjatë një atentati mbeti i plagosur Nuredin Dumani.
Pas këtij atentati, Dumani tregoi gjithçka duke zbërthyer vrasjet dhe krimet e tjera që kishte bërë vetë apo bashkë me Talo Çelën.
Lexo KËTU gjithçka mbi Nuredin Dumanin
Policia ka qenë në ndjekje të përhershme të Çelës edhe pse nuk ka mundur ta kapë dot. Sipas një dokumenti të klasifikuar të siguruar nga abcnews.al, Talo Çela është parë të lëvizë në fund të gushtit të vitit të shkuar në një hotel në Rrugën e Dibrës në Tiranë ku edhe ka qendruar aty.
Në dokument thuhet se Çela lëvizte me një Audi Q8 ngjyrë blu dhe është parë një herë të lëvizë me një grua në makinë, si edhe radhën tjetër është ulur në një hotel në të zonë me tre persona të tjerë.
Lexo KËTU gjithçka mbi Talo Çelën
Një informator i policisë e ka konstatuar Çelën të qendrojë në praninë e një personazhi të njohur të krimit në vend, i përfshirë në një konflikt të hapur me një tjetër grup kriminal që operon në zonën e Tiranës Laçit dhe Lezhës.
Policia dyshonte në atë kohë se ky takim ishte bërë me qëllimin që personazhi i njohur i krimit të porosiste Talon Çelën për të vrarë kundërshtarin më të madh të tijin në atë kohë, i cili lëvizte lirshëm nëpër Tiranë edhe pse kërkohej nga policia si edhe armiqtë e tij.
Talo Çela akuzohet për një mori vrasjesh në Shqipëri, ndërsa prishja e pazareve me Nuredin Dumanin i ktheu aleatët e djeshëm në armiq të betuar. Policia dyshon se Dumani erdhi pikërisht për të ekzekutuar Talo Çelën në maj të vitit 2022, por u tradhtua dhe Talo Çela shkoi t’i bënte atentat duke e plagosur. /abcnews.al