Konflikti Armeni-Azerjbajxhan, zyrtarja e lartë amerikane viziton Jerevanin, jep mesazhe paqeje

schedule08:27 - 18 Shtator, 2022

schedule 08:27 - 18 Shtator, 2022

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Nancy Pelosi mbërriti në Armeni të shtunën për një vizite zyrtare të paralajmëruar, pasi vendi përballet me përplasje të dhunshme në kufirin e tij me Azerbajxhanin.

Pelosi, e cila është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Jerevanin që nga pavarësia e vendit 1991.

Ajo e quajti vizitën e saj “një simbol të fortë të përkushtimit të palëkundur të Shteteve të Bashkuara për një Armeni paqësore dhe të begatë dhe demokratike për një rajon të qëndrueshëm dhe të sigurt në Kaukaz”.

Kjo vizitë tre-ditore “do të luajë një rol të madh në garantimin e sigurisë sonë,” u tha gazetarëve kryetarja e parlamentit armen Alen Simonyan përpara mbërritjes së saj.

Vizita e zyrtares amerikan bëhet në një kohë që rajoni me rëndësi strategjike kryesisht për shkak se hidrokarbureve, po përballet me tensione, si pasojë e ndikimit të Turqisë, e cila po mbështet Azerbajxhanin dhe ndikimit të Rusisë, e cila teorikisht është garantuese e sigurisë së Armenisë.

Më shumë se 200 njerëz janë vrarë në luftimet e fundit midis trupave armene dhe azere, për të cilat të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën. Konfliktet Armeni-Azerbajxhan shpërthyen të martën dhe përfunduan me ndërmjetësimin ndërkombëtar të enjten mbrëma./Abcnews.al/