Tetëdhjetë policë të komandës së Trentos, të cilët në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë ekzekutuar urdhër arrestet, për 18 persona. Ata akuzohen për trafik dhe shpërndarje të lëndëvë narkotike.
Hetimet kanë filluar në vitin 2017 ku gjatë një aksioni policor ishin sekuestruar droga sintetike. Droga ishte blerë duke përdorur rrjetet sociale ndërsa hetimet zbuluan ekzistencën e trafikut të drogës e cila bëhej nga Shqipëria dhe shpërndarësit kryesisht furnizonin rajonin e Brescias. Nuk bëhet me dije ende identiteti i të arrestuarve apo detaje të tjera për aksionin e policisë italiane./abcnews.al