Mario Balotelli rrezikon të bëhet rast vetëm pak javë pas transferimit te Sion. Në orët e fundit disa imazhe që e portretizojnë atë kanë bërë xhiron e botës.
Sulmuesi, në dalje të një klubi në Lozanë, i mbështetur nga dy persona, të cilët duket se kanë vështirësi për ta mbajtur atë në këmbë, shkruan abcnews.al.
Pamjet që zgjasin disa sekonda, kanë indinjuar tifozët e klubit zviceran, ku Balotelli ka munguar prej disa ditësh. Siç shkruan Actu Foot, në fakt Super Mario nuk ishte paraqitur në stërvitje ditët e fundit, sipas presidentit të klubit, Christian Constantin.
Me pak fjalë, një mungesë e justifikuar, por aventura zvicerane e Balotellit nuk nisi me këmbën e djathtë. /abcnews.al/
Das fängt ja gut an ? Sion-Star Mario #Balotelli torkelt durch Lausanne… ? https://t.co/NuuzLuKnyb pic.twitter.com/Cwp5RyikIf
— Nau (@nau_live) September 13, 2022