Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është certifikuar nga NATO Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në Forcat Tokësore.
Grupi i monitorimit vlertë Aleancës vlerësoi me sukses paraqitjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë gjatë strëvitjes “Biza 22”, teksa grupi i sipërpërmendur u konfirmua si strukturë operacionale e standardeve më të larta të NATO-s.
Postimi i Ramës në Facebook:
Certifikohet me SUKSES nga NATO Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në Forcat Tokësore
Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës, gjatë stërvitjes “Biza ‘22” vlerësoi me sukses paraqitjen e Forcave tona të Armatosura. Me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme e standardeve më të larta të NATO-s
/abcnews.al