Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend ndërsa diskutohej marrëveshja mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, tha se opozita do të jepte votën e saj pro teknikaliteteve në Komisionin e Sigurisë, por raportet tregojnë se braktisja e Shqipërisë nga shqiptarët është në shifra alarmante.
Sipas tij shqiptarët largohen nga keqqeverisja dhe nga rrogat e ulëta.
“Në mbledhjen e Komisionit për Sigurinë Kombëtare ne dhamë votën pro, nuk kemi asnjë kundërshtim për dhënien e informacionit, por e gjithë shoqëria shqiptare ka shumë gjëra kundër për përmasat e frikshme që ka marrë emigracioni.
Jemi pro marrëveshjes sa i përket teknikaliteteve, ne jemi pushteti më i lartë bazuar në Kushtetutë, kemi detyrimin të analizojmë shkaqet për këtë fenomen nga më të rëndit.
Vetëm dy ditë më parë kishim në Komisionin e Sigurisë zv.Ministren e Brendshme, e cila an dha raportet se çfarë ka ndodhur me largimin e shqiptarëve.
Nga 1 janari deri në 30 qershor kanë qenë 127278 shtetas të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, dhe kjo vetëm për Mbretërinë e Bashkuar e kuptoni ku jemi. Sipas INSTAT në vitin 2021 u larguan 33 mijë persona nga vendi, shifrat janë dramatike, këtë këmbanë të frikshme vetëm, qeveria nuk ka vesh të dëgjojë. 11066 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil. Shihni statistikat si janë. Gjatë viti 2020 një anketim zbuloi se 79% e studentëve shqiptarë dëshironin të largohen nga vendi, nga ana tjetër 95% e atyre që studiojnë jashtë shtetit nuk donin të riktheheshin. Kjo është situata e 3 viteve të fundit. Kush ka qenë përqasja e kryeministrit, Rama në një përballje me studentët për t’iu përgjigjur largimit tha se nuk kemi formulë magjike, madje tha se largimi i shqiptarëve nga Shqipëria nuk është fundi i botës. Arsyet pse largohen shqiptarët lidhen me standardet e ulta të jetesës, pagat e ulta”, tha Xhaferaj.
/Abcnews.al/