2275 ton naftë kontrabandë në Durrës, Spaho: Kush e porositi? Do kapni njeri?

schedule16:56 - 15 Shtator, 2022

schedule 16:56 - 15 Shtator, 2022

Në Portin e Durrësit u bllokuan dy ditë më parë 2275 ton naftë kontrabandë. Sasia e naftës po transportohej me anije cisternë nga Libia në Shqipëri. Për këtë çështje foli sot në Parlament deputeti demokrat Edmond Spaho, i cili kërkoi që të zbulohen detaje.

Lexo edhe: Nga Libia në Shqipëri, sekuestrohen mbi 2 mijë ton naftë kontrabandë në Durrës

Lidhur me ngjarjen, katër shtetas të huaj, një nga Libia dhe një sirian u arrestuan dhe u proceduan në gjendje të lirë 6 bashkëpunëtorët e tyre.

Por Spaho të enjten kërkoi që të bëhet e ditur “kush është arrestuar për naftën kontrabandë, kush e ka porositur, kush i ka marrë dy të parat?”

“Do kapni njeri? Kemi thyer edhe sanksionet,” shtoi deputeti demokrat.

Kujtojmë se në dëshminë e dhënë para autoriteteve shqiptare, kapiteni i anijes Zuhair Alkëafi u shpreh i habitur për sekuestrimin e 4 milionë dollarë naftë. Sipas tij, kjo nuk ishte hera e parë që vinin në Shqipëri për të sjellë naftë nga Libia. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!