Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e së enjtes në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos”, ndërsa bëhet fjalë për një konflikt mes dy fqinjëve.
Sipas burimeve, konflikti ka ndodhur për një tub uji.
I plagosur, i cili ka marrë një plagë të lehtë në sup, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në pranga është vendosur autori.
NJOFTIMI
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 15.09.2022, në orën 16:10, në rrugën “Kastriotët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. I., 30 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin G. F., 23 vjeç.
Si pasojë 23-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” /abcnews.al/