Jennifer Lawrence ka rrëfyer së fundmi se si vendosi që të linte shkollën për të ndjekur aktrimin. E lindur dhe e rritur në Louisville, Kentucky, Lawrence i bindi prindërit e saj që ta lejonin të linte shkollën në moshën 14-vjeçare dhe të ndiqte një karrierë aktrimi.
Aktorja 32 vjeçare, gjatë një interviste për Entertainment Weekly tha: “U largova nga shtëpia kur isha 14 vjeç. Marrëdhënia ime me shtëpinë ka qenë gjithmonë e ndërlikuar.” Ajo ësht shprehur se kishte shumë besim në vetvete se kishte lindur për të aktruar.
Pasi bëri një pushim të shkurtër nga aktrimi, Lawrence është rikthyer dhe madje është kthyer pas kamerës për të prodhuar. Aktorja është e martuar me Cooke Maroney, të cilët janë tashmë prindër të një djali.
/abcnews.al