Pas nokautit të mbrëmshëm kundër Sporting, trajneri i Tottenham, Antonio Conte, vendosi të stërvitë skuadrën në mëngjes.
Sapo zbarkuan natën në Londër, lojtarët shkuan menjëherë për t’u tërhequr në Lodge, qendra sportive e Spurs. Fillimisht e planifikuar për pasdite, seanca u çua si ndëshkim, shkruan abcnews.al.
Conte në fund të ndeshjes shprehu zhgënjimin e tij për nokautin në Lisbonë, që i zbret londinezët në vendin e dytë në grup, baraz me Eintracht Frankfurt, kundërshtarin e radhës në Champions League. /abcnews.al/