Socialistët përcaktojnë axhendën e Kuvendit

schedule12:18 - 3 Qershor, 2019

schedule 12:18 - 3 Qershor, 2019

Socialistët ndryshojnë axhendën e parlamentit. Angazhimi i mazhorancës në fushatën elektorale ka përcaktuar edhe axhendën e parlamentit. Burime pranë selisë së Partisë Socialiste bëjnë me dije se Kuvendi do të mblidhet në datat 13 dhe 20 Qershor.

E po ashtu anëtarëve të komisioneve parlamentare i është kërkuar që të mbyllin këtë javë të gjitha diskutimet mbi projektligjet apo pika të tjera të rendit të ditës. Në datë 13 Qershor deputetët socialistë janë porositur të mos mungojnë, por pa dhënë detaje se përse seanca parlamentare e kësaj ditë është e rëndësishme.

Partia Socialiste ka nisur fushatën elektorale dhe në 30 ditët në vazhdim do të jetë në të 61 bashkitë e vendit për të kërkuar pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e 30 Qershorit./ABC News Albania 24/7