Benjamin Mendy u shpall sot i pafajshëm për një akuzë për përdhunim gjatë gjyqit të tij në Gjykatën Chester Crown.
Futbollisti 28-vjeçar, u lirua nga akuza për përdhunimin e një gruaje 19-vjeçare në shtëpinë e tij, më 24 korrik të vitit të kaluar.
I bashkëakuzuari i tij, Louis Saha Mattuire, u lirua gjithashtu nga dy akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual ndaj së njëjtës femër pasi prokuroria nuk ofroi prova të mëtejshme kundër të pandehurve për këto katër pika.
Matturie fshiu lotët nga sytë e tij ndërsa qëndronte në vendin e të akuzuarve dhe i dhanë pafajësinë. Gjykatësi i çështjes i tha prokurorëve të vazhdojnë të gjykojnë me besnikëri dhe seriozitet për ngjarjet e tjera të akuzuarit./h.ll/abcnews.al